Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 01:28

​Diaspora ka energji dhe kapital për investime në vendet shqiptare

Prishtinë | 17/11/2019 10:59

Kryetar nderi në Rrjetin Global, Lazim Destani shpreson që në të ardhmen të ketë më shumë investime nga diaspora në viset shqiptare. Sipas tij, diaspora ka energji ka kapacitet për investime të tilla, veçse duhet të ketë më shumë siguri për investitorët.

Megjithatë, ai konsideron që po vinë ditë të mira për investime të mërgatës në rajon, në vendet me shumicë shqiptare.

Lazim Destani nga Rrjeti Global pranon se ka disa mangësi në të bërit biznes, por thotë se po punohet në vazhdimësi për të kaluar pengesat në mënyrë që të ketë më shumë investime të diasporës në vendet e origjinës.

Biznesmeni nga Maqedonia porosit secilin që të ketë besim në kapitalin dhe investimin e tij.

Sipas tij, një klimë e mirë për investime, i bën të gjithë më të besueshëm dhe më të qartë, duke rritur kështu edhe numrin e investimeve në vende të ndryshme./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress