Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 20.07.2018 03:16

​Dhëndri i Erdoganit ‘shemb’ lirën turke

Ankara | 11/07/2018 17:32

Vlera e monedhës turke ra rreth 4% në 4.7488 lira në krahasim me dollarin, pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan emëroi dhëndrin e tij për ministër të financave.

“Ne absolutisht nuk kemi shpresë për këtë. Tregu ishte në pritje të emërimit të qeverisë dhe sinjali është i qartë - kjo është një qeveri pro-Erdogan ", komentoi Nora Neuteboom, një analiste nga banka holandeze ABN Amro, transmeton KosovaPress.

Berat Albayrak, 40-vjeç, është i martuar me vajzën e Erdoganit në vitin 2004.

Ai u diplomua në menaxhimin e biznesit dhe financiar në Universitetin e Paqes në Nju Jork, dhe në vitin 2015 u bë përfaqësues parlamentar që vjen nga pozita e parë e Calik Holding.

Sa i përket politikës monetare, presidenti Erdogan dje hoqi çdo dyshim se banka qendrore mund të tërheqë hapa të kundërt me qëndrimin e tij. 

Erdogan në fakt nënshkroi urdhëresën me të cilën mandati i guvernatorit dhe zëvendësit të tij nga banka qendrore shkurtohet nga pesë në katër vjet.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress