Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:23

​Deputetët: Ekonomia reduktohet në asfalt

Prishtinë | 06/12/2018 14:51

Pas prezantimit të projektbuxhetit, ka vazhduar debati i përfaqësuesve të subjekteve politike në Kuvendin e Kosovës. Opozita tha se është buxhet që reduktohet në infrastrukturë, ndërsa, pozita tha se krahasuar me vitin 2017, buxhet është më i lartë për 36 përqind ose 600 milionë euro.

Shefi i grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu tha se për 18 vite është parë konstrukti i njëjtë buxhetor.

Blerim Kuçi nga AAK tha se buxheti është për i lartë se viti 2018 për 12 përqind.

Enver Hoti nga Nisma Socialdemokrate tha se duhet përshëndetur masat kundër informalitetit.

Safete Hadergjonaj në emër të PDK-së, tha se lavdëroi orientimet buxhetore por kritikojë komunat të cilat si duket janë mësuar të marrin grante nga qeveria qendrore.

Sipas saj, nga buxheti është paraparë që në infrastrukturë rrugore të investohen mbi 30 përqind./KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress