Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 22.09.2018 09:45

​Dëmet nga të reshurat, premtohet kompensim për fermerët

Ferizaj | 11/07/2018 16:38

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu gjatë ditës së sotme nga afër kanë mbikëqyrur korrje-shirjet në fshatin Prelez të Jerlive.

Me këtë rast kreu i vendit u shpreh optimist se korrje-shirjet këtë vit do të shkojnë mbarë pavarësisht motit, derisa theksoi se do t’i kompensojnë dëmet e fundit që reshjet e shiut iu shkaktuan fermerëve.

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu u shpreh se komuna që ai drejton,  me qëllim të zhvillimit të bujqësisë, do të mbështesin fermerët përmes subvencioneve. Ai tha se këtë vit rreth 4 mijë hektar tokë janë mbjellë me grurë,  duke  siguruar kështu 70 për qind të konsumit të qytetarëve.

Ndërsa, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi u shpreh se së shpejti do të fillojë kompensimi i fermerëve për dëmet e fundit të shkaktuara nga reshjet./KosovaPress/


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress