Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.07.2019 05:42

​Deficiti tregtar amerikan vazhdon rënien

Prishtinë | 17/04/2019 18:30

Deficiti tregtar i SHBA-së është reduktuar sërish në shkurt, duke rënë në nivelin më të ulët prej tetë muajsh, falë një rënie të deficitit me Kinën dhe Bashkimin Evropian si dhe një rritje të eksporteve në sektorin aeronautik.

“Deficiti i produkteve dhe shërbimeve ka rënë në 49,4 miliardë dollarë (-3,4%) me eksportet në rritje me 1,1% në 209,7 miliardë dollarë dhe importet në rritje me 0,2% në 259,1 miliardë dollarë”, sipas të dhënave të ministrisë amerikane të Tregtisë të Publikuara sot.

Sipas departamentit amerikan të Tregtisë janë rritur eksportet e avionëve civilë (+2,2 miliardë dollarë), i pajisjeve (+2,1 miliardë) si dhe i produkteve në sektorin automobilistik (+600 milionë).

Ndërsa eksporti i shërbimeve është rritur me 200 milionë dollarë duke arritur vlerën e 70,1 miliardë dollarë./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress