Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 22.08.2019 09:15

​Brukseli takson produktet amerikane

Prishtinë | 23/07/2019 23:48

Komisioni Evropian ka përgatitur një listë me produkte amerikane, në vlerën e 35 miliardë eurove, që mund të taksohen si kundërpërgjigje ndaj një rritje të mundshme të të drejtave doganore amerikane mbi automjetet evropiane, theksoi sot komisioneria për Tregtinë.

“Nëse do të ketë të taksa doganore, ne kemi një listë për të riekuilibruar. Ajo tashmë është gati, në nivelin e 35 miliardë eurove”, deklaroi Cecilia Malmstrom gjatë një dëgjese në Parlamentin Europian.

“Shpresoj se nuk do të kemi nevojë për ta përdorur”, shtoi ajo.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar prej disa muajsh se do të taksojë automjetet evropiane për të mbrojtur industrinë amerikane, para se në maj t’i jepte BE-së një shtyrje me gjashtë muaj, për të negociuar një marrëveshje tregtare të limituar vetëm në produktet industriale (përveç automjeteve)./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress