Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 18.07.2019 02:04

​BQK dakordohet me BB për realizimin e projekteve për rritjen e qasjes në financa

Prishtinë | 21/03/2019 16:59

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, i ka takuar sot zyrtarët e lartë të Bankës të Bankës Botërore, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë, me qëllim të dakordimit të projekteve konkrete për të ndihmuar rritjen e qasjes së sektorit privat në financa.

Projektet të cilat janë dakroduar me guvernatorin Mehmeti janë të ndërlidhura me avancimin e kornizës ligjore të sistemit të pagesave, studimin e fizibilitetit për identifikimin e hendekut financiar, avancimin  edukimit financiar që i targeton remitencat si kategori mjaft e rëndësishme e të hyrave në Kosovë.

Me këtë rast, guvernatori Mehmeti ka deklaruar se sistemi financiar në Republikën e Kosovës ka pasur zhvillime pozitive, duke shënuar rritje vjetore prej 6.9 për qind, ndërsa kreditimi bankar ka shënuar rritje vjetore rreth 11 për qind, normat e interesit në kredi kanë zbritur në 6.3 për qind, ndërsa norma e kredive joperformuese ka shënuar rënie në 2.7 për qind.

Ai po ashtu foli edhe lidhur me zhvillimet pozitive në sektorët tjerë, si sektorin e sigurimeve, pensioneve dhe atë të institucioneve mikrofinanciare dhe financiare jobankare.

Përfaqësuesit e BB-së të kryesuar nga Mario Guadamillas - menaxher i Shtyllës për Financim dhe Tregje, falënderuan guvernatorin Mehmeti për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe e përgëzuan BQK-në për iniciativat zhvillimore në funksion të zhvillimit të sektorit privat, si dhe diskutuan për mënyrat e rritjes së mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet BB-së dhe BQK-së.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress