Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 21.01.2020 02:01

​BPB-ja mbështetës i fuqishëm për zhvillimin ekonomik dhe rriten bizneseve

Prishtinë | 05/12/2019 15:24

Zhvillimi i Bankës për Biznes (BPB) ka ndodhur për shkak të mbështetjes që banka i bën bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe lehtësisë dhe fleksibilitetit që ajo ua mundëson klientëve të saj në përgjithësi.

Andaj çmimi “The Banker” për Bankën për Biznes (BPB) është si rezultat i sukseseve të bankës në lehtësimin e kredive për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që njihen si katalizatori kryesor i zhvillimit të ekonomisë së një shteti.

Përmes pozicionimit strategjik dhe qasjes së lehtë dhe fleksibile ndaj klientëve të saj, BPB tani ka marrë 15 përqind të tregut në këtë sektor.

Zëvendëskryeshefi ekzekutiv në BPB, Gazmend Rrustemi thotë në një intervistë për KosovaPress, se çmimi prestigjioz “The Banker” të Financial Times, i ndarë ditë më parë për BPB është çmim që i ndahet bankave më të mira në tregjet përkatëse të cilat operojnë si shenjë e njohjes së orientimit strategjik të tyre për zhvillim, për përformancën e vitit aktual, për zhvillime-t në teknologji, si dhe për ofrimin e shërbimeve të reja inovative në drejtim të përkrahjes së klientëve.

Rrustemi thotë se për BPB-në kjo është hera e dytë radhazi që po ndahet çmimi nga Financial Times, e që dedikohet klientëve të kësaj banke si atyre ekzistues që për një kohë të gjatë vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik shërbimeve të BPB-së, ashtu edhe klientëve të rinj që vijnë çdo ditë e më tepër në këtë bankë. Po ashtu, këtë çmim tha se ia dedikohet gjithë stafit të BPB, sipas të cilit falë punës së të cilëve ka qenë e mundur marrja e një çmimi të tillë.

Ai deklaron se në aspektin strategjik BPB, është renditur për ofrimin e shërbimeve për gjithë klientët, veçanërisht për bizneset e vogla dhe të mesme.

“Në aspektin strategjik ne jemi të pozicionuar në ofrim të shërbimeve për të gjithë klientët, por kemi në fokus të veçantë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sidomos ndërmarrjet e vogla, sepse këto ndërmarrje përbëjnë mbi 90 përqind të bizneseve në Kosovë dhe janë bërthama e ekonomisë së Kosovës. Me mbështetjen e këtyre bizneseve ne besojmë fuqishëm që ne ndihmojmë zhvillimin dhe rritjen e tyre. E me këtë ndihmojmë edhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë, ku në të njëjtën kohë ne kemi ndërmarrë një mori iniciativash në avancimin e shërbimeve tona siç janë një pjesë e madhe e investimeve që kemi bërë në infrastrukturën tonë. Kemi rinovuar komplet bankomatët, ku kemi bankomat të gjeneratës së fundit që ofrojnë shërbime për klientët tanë. Kemi implementuar platforma të reja të bankimit elektronik ‘E-banking’ për smartfon (telefona të mençur), të cilat praktikisht i mundësojnë klientëve kryerjen e të gjitha shërbimeve për të cilat ata kanë nevojë. Në të njëjtën kohë kemi ndërmarrë edhe një varg projektesh tjera të cilat ndihmojnë përfshirjen sa më të madhe të klientëve në banking për kryerjen e shërbimeve të tyre për të cilat ata kanë nevojë”, thotë Rrustemi.  

Se çka e dallon BPB-në nga bankat tjera komerciale në vend, Rrustemi pohon se kjo bankë bën zgjidhje të përshtatshme dhe të veçanta për nevojat e klientëve.

Ai deklaroi se përfshirja financiare po ashtu është një aspekt me rëndësi për BPB-në. Sipas Rrustemit, ekziston një kategori e njerëzve të cilët megjithatë kanë disa pengesa për qasje në financa siç janë bizneset e reja apo startup, gratë dhe të rinjtë të cilët megjithëse kanë ide kreative për biznes. Andaj, ai shton se janë pengesa të cilat BPB mundohet t’i tejkalon dhe t’i mbështes përmes programeve të ndryshme për përfshirjen financiare të cilat kanë filluar dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen.

Rrustemi ka folur edhe për gjendjen e sistemit financiare në Kosovë, i cili theksoi se bankat në Kosovë, në përgjithësi janë mjaft mirë të kapitalizuara dhe gjenerojnë një profit të qëndrueshëm që i mundëson zhvillim në të ardhmen.

Rritja e hovshme në treg dhe suksesi i BPB në operim përgjatë 2018/2019 në tregun kosovar është rikonfirmuar edhe me çmimin prestigjioz “The Banker” të Financial Time, si banka më e mirë e vitit 2019 në Kosovë. Ngjarja ceremoniale e ndarjes së çmimeve është mbajtur më 29 nëntor në Londër./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress