Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 26.05.2019 02:16

​Borxhi publik të orientohet në investime produktive dhe punësim

Prishtinë | 12/05/2019 11:17

Përderisa Republika e Kosovës është duke rritur shpejt nivelin e borxhit publik, nuk është duke rritur edhe produktivitetin e investimeve nga niveli i lartë i borxheve, të cilat kanë shënuar 1.1 miliardë euro ose 17.1 përqind e Bruto Produktit Vendor.

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë, kërkon nga autoritetet e Kosovës që përveç rritjes së shpejtë të borxhit, të rritet edhe ndikimi i borxhit për investime më produktive dhe për krijimin e vendeve të punës.

Ekonomistja në Zyrën e Bankës Botërore për Kosovë Asli Senkal paralajmëron Qeverinë se borxhi i publik në Kosovë deri në vitin 2025, mund të arrijë vlerën deri në 30 përqind të Bruto Produktit Vendor, nëse rritja e shpenzimeve rrjedhëse vazhdon të tejkalojë rritjen e të hyrave.

Rrezikun nga ngritja e shpejtë e borxhit të përgjithshëm publik dhe mos adresimi I tyre për produktivitet e theksojnë edhe ekspertë të çështjeve ekonomike. Shqetësues, sipas tyre, është fakti se rritja e borxhit publik mund të rezultojë nga faturat e pagave, transfereve dhe skemave sociale.

Nënkryetari i Bordit të Odës së Afarizimit të Kosovës(OAK), Arsim Selmonmusaj thotë për KosovaPress se borxhet duhet të orientohen në veprimtari të ndryshme që gjenerojnë të hyra dhe punësim, ku Kosova do të kishte një pasqyrë më të mirë ekonomike.

Ndërsa, këshilltari i ministrit të Financave Bedri Hamza,  Lulëzim Rafuna duke thënë se nuk ka vend për shqetësim, thotë se pa dyshim që Qeveria e Kosovës duhet të jetë mjaft e kujdesshëm me borxhin publik.

Rafuna beson se edhe në të ardhmen Qeveria e Kosovës, do të jetë e kujdesshme që mos të hyjë në borxhe për të cilat nuk ka kthim dhe efekt në zhvillimin ekonomik.

Sipas tij, vitin e kaluar ka pasur rritje të borxhit vetëm për një pikë të përqindjes.

Borxhi publik në Kosovë ndër vite ka shënuar rritje. Në vitin 2014, vlera e borxhit të përgjithshëm ka qenë 582 milion euro, kurse tri vjet pas, në vitin 2017 kjo vlerë ka arritur në rreth një miliard euro./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress