Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 24.04.2019 12:59

​Boom-i ekonomik kinez në shifra

| 23/12/2018 14:08

Rreth 40 vite më parë Kina u hap ndaj koncepteve kapitaliste për t’u shndërruar në një ekonomi tregu.

Kina festoi këtë javë me solemnitet 40 vitet e reformës ekonomike që e nxorën në vendin e dytë të fuqive ekonomike botërore, ndërkohë që presidenti Xi Jinping ka kundërshtuar çdo ndërhyrje të huaj në rrugën e ndjekur nga Pekini.

Që nga ajo periudhë vendi po përjeton një rritje të shpejtë dhe të vazhdueshme në të gjitha fushat.

Po cilat janë shifrat që tregojnë këtë boom?

Për gati katër dekada, PBB-ja kineze është rritur 37 herë, duke vijuar nga 305 miliardë dollarë në 1980 në 12,725 miliardë dollarë në 2017. Vendi ka deklaruar një një rritje mesatare të Produktit të Brendshëm Bruto prej më shumë 10% në vit në periudhën që flasim.

Republika Popullore e Kinës është ngjitur në vendin e parë të klasifikimit të vendeve eksportuese të mallrave dhe shërbimeve me një volum prej 2,491 miliardë dollarë në 2017. Eksportet ishin vetëm 21 miliardë dollarë në 1980.

Dinamizmi i ekonomisë kineze po tërheq gjithnjë e më shumë investitorë. Investimet e huaja, thuajse të pallogaritshme në 1980, u regjistruan në 168 miliardë dollarë në 2017.

Paralelisht me këtë hapje, Kina ka nisur të investojë jashtë vendit që nga viti 1980, deri në vlerën e 216 miliardë dollarë jashtë kufijve të saj në 2016.

Kinezët janë shumë më të pasur sot se 40 vite më parë.

Konsumi i familjeve kineze është 90 herë më i lartë në 2016 (4,412 miliardë dollarë) se i regjistruar në vitin 1980 (49 miliardë dollarë). Numri i abonentëve në rrjetin e telefonisë celulare ka shënuar një rritje të paparashikueshme, duke arritur në 104 abonime për 100 banorë në 2017.

Shpërndarja e këtyre pasurive është gjithnjë e më e pabarabartë. Në 1980, 1% e më të pasurve zotëronte 6,4% të pasurisë kombëtare ndërsa 26,7% të të ardhurave zotërohen nga 50% e më të varfërve. Në 2015, pjesa e më të pasurve regjistronte 13,9% të pasurive kundrejt 14,8% për më të varfrit.

Një tjetër efekt dytësor i fenomenit të rritjes ekonomike kineze, emetimet e CO2 janë pesëfishuar midis periudhës 1980 dhe 2014.

Në terma dermografike, Kina është aktualisht vendi më i populluar i globit, me 1,3 miliardë banorë regjistruar në 2017. Vendi numëronte 981 milionë banorë në 1980 ose një rritje prej 319 milionë banorë në 40 vjet. Pavarësisht politikës e të paturit një fëmijë të vetëm e vendosur prej saj në 1979 e cila u shfuqizua në 2015.

Prej 40 vitesh, kinezët jetojnë më gjatë. Jetëgjatësia burra dhe gra është përmirësuar ndjeshëm nga 66 vjeç në 1979 në 76 vjeç në 2016.

Pjesa e popullsisë analfabete është pesë herë më e ulët, nga 22% në 1982 në 4% në  2010.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress