Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 22.10.2019 07:33

​Blakaj: Në Prishtinë pengohen investimet e diasporës, ka haraç

Prishtinë | 08/06/2019 10:48

Kosova edhe më tej mbetet vend i pa përshtatshëm për investimet e diasporës shqiptare, ngase përveç që nuk ka klimë të favorshme të të bërit biznes, mungon edhe siguria për investime. Përfaqësues të bizneseve në diasporë deklarojnë se në komunën e Prishtinës tash e pesë vjet është duke u penguar një projekt 300 milionë euro.

Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Evropë, Yll Blakaj pohon në një intervistë për KosovaPress se nuk ka siguri për investime të huaja e as për ato nga diaspora, sepse element kryesor për ikjen e investitorëve nga diaspora është haraçi.

Blakaj thotë se Kosova duhet t’i mbrojë investitorët dhe t’i eliminojë këto burokraci sa më parë që të bëhet vend i favorshëm për investimet e diasporës, por që ka edhe shumë kompani nga rrjeti i bizneseve të cilat janë themel kryesor i ekonomisë në Kosovë.

Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Evropë, Yll Blakaj përmend se një projekt 300 milionë euro nga diaspora po pengohet të realizohet qe pesë vjet në komunën e Prishtinës.

Blakaj thotë se në ditët në vijim, do tregojë për cilin projekt bëhet fjalë.

Ai thotë se investimi i kapitalit në prona të patundshme tregon qartë se diaspora kosovare ka mjete dhe është e gatshme për tregun kosovar, por Kosova nuk është e gatshme t’i thithë krejt këto energji të diasporës apo mundësitë bizneseve shqiptare që veprojnë gjithandej nëpër Evropë.

Kryetari i rrjetit të bizneseve thotë se secili biznesmen nga diaspora ëndërr e ka tregun e Kosovës dhe të Shqipërisë, jo për përfitime personale, por për përfitime kombëtare.

Tre mijë biznese shqiptare janë anëtare të Rrjetit të Biznesit Shqiptare, ndërsa supozohet që janë mbi 30 mijë biznese shqiptare që kanë vërshuar tregun e Evropës./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress