Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 20.11.2019 01:16

​Biznesmenët në konventën për menaxher të shitjes tregojnë se si kanë arritur deri te suksesi

Prishtinë | 01/11/2019 13:10

Po vazhdon Konventa e II-të për menaxher të shitjes, me titull “Suksesi është qëllimi yt”.

Në pjesën e dytë të konventës në një panel diskutimi kanë dhënë  mesazhe dhe kanë ndarë pjesë nga historia e tyre personale edhe Fatmir Zymberi, Tamer Ibrahimi dhe Diola Dosti.

Pronari i kompanisë Jysk, Fatmir Zymberi ndau përvojën e tij personale drejt ndërtimit të jetës së tij në biznes. Ai pati një mesazh për të pranishmit, ku tha se duhet pasur vullnet, guxim dhe qëndrueshmëri pëe të ecur përpara.


 “Suksesi vjen nga bashkëvijëzimi i njerëzve me vlerë e jo nga dëshira kush me kënd me punu....Aftësia më e madhe është me ditë me i kombinu bashkëpunëtorët, vlerat e njeriut ja i ke ja si ke, unë asnjë ditë shkollë nuk e kom për këtë punë që e bëjë gjithë jetën. Janë tre gjëra që i dini më së miri, duhet të kesh vullnet sepse nuk ka shkollë për vullnet, duhet të kesh guxim, nuk ka shkollë për guxim, dhe e treta është qëndrueshmeria, kosistenca, sepse probleme ke me pas rrugës, mos harroni suksesi është aty ku është problem i madh”, tha ai.

 E Diola Dosti, nutriciste, tregoi përvojën e saj personale lidhur me krijimin e kremës së saj për lëkurë, përmes së cilit tashmë të punësuara rreth 50 familje shqiptare, që rrisin dhe kultivojnë bimët me të cilat krijohet ky produkt.

 Ajo theksoi se për qëllim ka pasur gjithmonë ofrimin e asaj që të tjerëve iju bën mirë dhe i bën të duken mirë, e gjithashtu edhe të ndihmojë familjet shqiptare.


“Asnjëherë nuk do të arrija këtu nëse nuk do të kisha bashkëpunëtorët e mi, dhe unë si pjesë motivuese kam qenë mikja e tyre më e mirë dhe jam përpjekur t’i motivoj dhe shpërblej në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ajo.

Pjesë e panelit me temë “Histori suksesi duke përdorur strategji të marketingut dhe ruajtja e shëndetit tonë si bazë për sukses”, ishte edhe menaxheri i shitjes Tamer Ibrahimi. Ai tha se ata që e duan suksesin duhet të përkushtohen.


“Mesazhi është që ata që lypin sukses duhet me nga. Unë kam sakrifikuar shumë prej jetës tem por nuk jam pishman, mendoj se jam lind për me shitë. Me angazhimin tem kontribuoj për shumë familje. Mendoj që ne kemi lindur me kriju vlera dhe kjo na kënaq. Do të vazhdoj sa të kem mundësi e fuqi  me punu, me kriju vlera, që një dite kur largohna prej kësaj bote me thënë me të vërtetë ka lënë diçka”, tha ai. N

ë këtë konventë po marrin pjesë mbi 500 pjesëmarrës nga kompani të industrive të ndryshme të shitjes. Duke shtjelluar tema të ndryshme si personalizimi, kreativiteti, eksporti, empatia në shitje e të tjera, prezantuesit po cekin një problem dhe do të ofrojnë zgjidhje se si të tejkalohet problemi.

 Konferenca e Dytë për Menaxherët e Shitjes është takim vjetor i menaxherëve të suksesshëm të shitjes, e organizuar nga trajneri i shitjes Denis Gafuri. Kjo konferencë vjetore është programi që një herë në vit i bashkon menaxherët për të ndarë idetë dhe çështjet e biznesit në shitje. Një konferencë e tillë është mbajtur edhe vitin e kaluar ku ishin 340 pjesëmarrës nga vendi dhe rajoni./KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress