Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 21.11.2019 12:21

​Bizneset e Ferizajt pajtohen që e diela të jetë ditë pushimi

Ferizaj | 18/05/2019 08:51

Përfaqësuesit e bizneseve të Ferizajt kanë mbështetur nismën e ekzekutivit lokal për të vendosur rregull në orarin e punës së veprimtarive afariste dhe të tjera në territorin e Ferizajt.

Ata, së bashku me asambleistë të Kuvendit të Komunës dhe qytetarë të tjerë diskutuan mbi Draft Rregulloren Komunale për përcaktimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive të tjera në territorin e Komunës së Ferizajt.

Përveç të dielës që të gjithë u dakorduan që duhet të jetë ditë pushimi, ata patën edhe sugjerime sa i përket punës në ditët e festave zyrtare.

Përfaqësuesit e bizneseve u shprehën të gatshëm që unanimisht ta zbatojnë këtë përcaktim të orarit përmes kësaj rregullore që si synim ka mbështetjen e vet bizneseve dhe punëtorëve të angazhuar në këto biznese.

Drejtuesit komunale thanë se ky dokument është i pari i këtij lloji që përfshinë të gjitha llojet e veprimtarive duke përcaktuar orarin e punës së tyre.

Sipas tyre, kjo nismë është në dobi të biznesit dhe të drejtave të punëtorëve, referuar edhe kërkesës nga një numër i konsiderueshëm i bizneseve ferizajas që patën parashtruar që dita e diel të jetë ditë pushimi për bizneset./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress