Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 17.09.2019 07:21

​Bizneset bavareze duan vepra

Prishtinë | 25/05/2019 23:22

Në Konferencën ekonomike të diasporës që është mbajtur në Prishtinë, ishin të përfaqësuara edhe bizneset nga Bayern, Fondacioni Besa.

Siç njofton Fondacioni Besa, në fjalimin e tij kryeministri i Kosovës u deklarua se do të jetë një hap me diasporën, por sipas Fondacionit fjalët e tij nuk janë të pasuara me vepra. “Edhe përkundër numrit shumë të madh të administratës së shtetit, asnjë resurs nuk drejtohet nga diaspora”.

Fondacioni Besa edhe pse është e implikuar në fushatën e Manfred Weber dhe CSU për Parlamentin Evropian, është duke marrë pjesë si mysafir në këtë samit.

“Ne ftojmë të gjithë qytetarët tanë me të drejt vote që të mbështesin kandidatet e Partisë CDU/CSU. Diaspora është si matematika, mbretëreshë e shoqërisë, në shërbim të gjithë shoqërisë. Heronjtë e luftës tanimë e duhet të zëvendësohen me heronjtë e paqes nëse duan që të ketë mirëqene jo vetëm për popullin, por edhe për ata vet. Ata duhet te marrin shembull në koleget e vet në Kroaci, të cilët nuk u kryqen fare në politikë pas çlirimit te Kroacisë. Nënshkrimi i kontratave biznesore para kamerave nuk është gjë tjetër përveç një spektakli medial të kontrolluar nga politika”, thuhet në njoftimin e Fondacionit Besa.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress