Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 13.11.2019 04:18

​Bie shitja e makinave të reja në BE

| 16/10/2019 13:45

Shitjet e makinave të reja në Bashkimin Europian ranë 1,6%, në bazë vjetore, në nëntë muajt e parë të 2019, sipas të dhënave të industrisë.

”Nga janari deri në shtator u regjistruan 11,8 milionë automjete të reja”, deklaroi Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) në buletinin e saj mujor.

Në pesë tregjet kryesore të BE-së, kërkesa u rrit vetëm në Gjermani me 2,5%. Shitjet ranë me 7,4 % në Spanjë, 2,5 % në Britaninë e Madhe, 1,6 % në Itali dhe 1,3 % në Francë.

”Në shtatorin e vitit 2018, shitjet ranë ndjeshëm pas futjes së standardeve të reja të emetimit WLTP”, deklaroi ACEA.

Në periudhën janar-shtator, udhëheqësi i tregut evropian ”Volkswagen” përfaqësoi një pjesë të shitjeve prej 24,3 %, të pandryshuar në krahasim me atë që kishte në të njëjtën periudhë të vitit 2018.


Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress