Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 13.11.2019 04:20

​BE kërcënon SHBA-në me kundërpërgjigje pas sanksioneve doganore

Prishtinë | 18/10/2019 23:24

SHBA-ja vendosi sot sanksione doganore kundër prodhimeve evropiane duke shkaktuar irritim të Brukselit, që premtoi se do të kundërpërgjigjet në rastin e parë, me perspektivën e një ashpërsimi të marrëdhënieve tregtare transatlantike.

Kjo rritje e të drejtave doganore amerikane kundër prodhimeve evropiane për një vlerë prej 7,5 miliardë dollarë hyri në fuqi në orën 00:01 të Uashingtonit (04:01 GMT).

Ajo ndodhi katër ditë pas miratimit përfundimtar nga Organizata Botërore e Tregtisë në Uashington për të vendosur sanksione kundër BE-së, si kundërpërgjigje për subvencionet e akorduara për prodhuesin evropian të avionëve Airbus.

Duke shprehur keqardhje për këtë vendim, komisionerja evropiane e Tregtisë, Cecilia Malmstrom, theksoi sot se BE-ja nuk kishte zgjidhje tjetër përveç kundërpërgjigjes./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress