Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 07:27

​BE dhe Kina dakordohen për listën e produkteve me origjinë gjeografike të mbrojtur

Bruksel | 06/11/2019 13:20

Bashkimi Evropian dhe Kina kanë rënë dakord të mbrojnë 100 produkte rajonale evropiane me një tregues gjeografik në Kinë dhe 100 produkte kineze me këtë përcaktim në BE, njoftoi sot Komisioni Evropian.

Marrëveshja do të mbrojë emrat e produkteve të tilla si "kafe", uiski irlandez, feta dhe proshutën nga Parma, si dhe paste fasuleje, çaj të bardhë dhe oriz.

Kjo zgjeron ndjeshëm numrin e ushqimeve të mbrojtura nga treguesi gjeografik, në krahasim me vitin 2012, kur u mbrojt nga 10 dhjetë produkte nga secila anë, raporton Reuters.

“Është një fitore për të dy palët, e cila forcon marrëdhëniet tona tregtare, përfiton sektorët tanë të bujqësisë dhe ushqimit, si dhe konsumatorët nga të dy palët," tha komisionari evropian për Bujqësi dhe Zhvillim Rural Phil Hogan, i cili aktualisht po viziton Kinën.

Konsumatorët, thotë ai, janë të gatshëm të paguajnë më shumë për produktet me një tregues gjeografik të mbrojtur.

Marrëveshja mbetet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian, i cili përfaqëson qeveritë kombëtare të BE-së, por pritet të hyjë në fuqi para fundit të vitit 2020, sipas një deklarate të Komisionit.

Parashihet që katër vjet pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, lista do të zgjerohet me 175 tregues të tjerë gjeografikë nga secila palë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress