Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 15.09.2019 07:15

​“Bata Store” hap dyqanin e ri në Prishtinë

Prishtinë | 17/05/2019 19:37

Të premten në qendrën tregtare “Albi Mall” është hapur dyqani i ri i “Bata Store”. E kjo u bë në 15 vjetorin e krijimit të dyqanit. “Bata” u kthye përsëri pas një pauze një vjeçare.

Hapja u bë me prezantimin e modeleve të këpucëve 2019. Pronari Dukagjin Hysa tregoi detajet për hapjen e dyqanit.

“Sot ka qenë hapja e dyqanit ‘Bata’, pas një pauze një vjeçare, prapë sot kemi filluar. Jemi prezent  tash e 15 vite në Kosovë. I falënderoj të gjithë klientët që gjithmonë na e kanë dhënë besimin si në kualitet, si në dizajn si në gjithçka, dhe i mirëpresim gjithmonë janë të mirëseardhur, shpresoj të kemi suksese”, tha ai.

Dyqani më i ri “Bata Store” që tashmë është i hapur në “Albi Mall” ofron zbritje për klientët të cilët do të përfitojnë për çdo blerje. Gjithashtu, do të përfitojnë edhe me kartelat e bonusit “Bata Club”./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress