Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 20.09.2019 04:59

​Bashkëpunimi rajonal kontribuon edhe në sigurinë kombëtare e rajonale

Prishtinë | 11/06/2019 11:20

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Doganën Britanike organizuan takimin e drejtorëve të përgjithshëm të Doganave të rajonit respektivisht të Ballkanit Perëndimor.

Me këtë rast ministri i Financave Bedri Hamza, theksoi se ky bashkëpunim rajonal, do të jetë një mundësi e mirë për zhvillim më të qëndrueshëm dhe zbatim të ligjit në fokus luftimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar.

Ministri Hamza deklaroi se bashkëpunimi rajonal duhet të ketë për qëllim shtytjen e proceseve integruese drejt vendeve të BE-së për të mundësuar lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve.

Sipas tij, përveç të hyrave dhe lehtësimit të tregtisë dhe luftimit të krimit, doganat duhet të shtojnë kontroll më efikas në eliminimin e barrierave dhe ngritjen e kapaciteteve.

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell tha se  Britania e Madhe i gëzohet çdo suksesi të arritur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. 

O’Conell tha se Kosova dhe vendet e rajonit duhet të vazhdojnë kështu për të shënuar përparim në lehtësimin e qarkullimit të tregtisë së lirë dhe njerëzve, edhe pse është e vështirë.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, tha se doganat kanë një rol të rëndësishëm për të hyrat, për ekonomi informale, andaj bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm edhe për kufi më të sigurt.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin drejtorë e përgjithshëm të vendeve të rajonit, përfaqësues nga Organizata Botërore e Doganave dhe përfaqësues nga Doganat të Britanisë së Madhe. /KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress