Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 07:30

​Bankat evropiane kërkojnë zgjidhje paneuropiane të pagesave

Prishtinë | 05/11/2019 19:18

Njëzet banka evropiane po punojnë për krijimin e një sistemi paneuropian pagesash, që mund të funksionojë në Evropë pa Visa, Mastercard dhe gjigantët e huaj të teknologjisë, njoftuan burimet përkatëse.

“Projekti është në diskutim e sipër mes këtyre bankave, që përfaqësojnë një pjesë të mirë të Evropës”, deklaroi gjatë një konference, Carlo Bovero, përgjegjësi botëror për kartat i BNP Paribas.

Kjo iniciativë bankare, e quajtur Iniciativa e Sistemit Paneuropian të Pagesave (PEPSI), synon të menaxhojë të gjitha format e pamaterializuara të pagesave./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress