Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 20.08.2019 06:21

​ASK: Shënon rritje tregtia me pakicë e mallrave kulturore

Prishtinë | 20/03/2019 13:03

Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara ka shënuar rritje për 15.3% në tremujorin e katërt 2018, krahasuar me TM3 2018, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e katërt 2018.

Rritje gjatë kësaj periudhe kanë shënuar edhe tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje me 4.6%, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me 2.1%, tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara me 1.6% dhe tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara me 0.2 për qind. 

Ndërsa rënie pati rënie te tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara me 9%, tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara 3.1%, dhe tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar me 1 për qind.

Në TM4 2018 kishte rritje, krahasuar me TM4 2017, te tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara me 40.3%, tregtia me pakicë e prodhimeve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara me 39.2%, tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje me 27.2%, etj.

Ndërsa rënie ka shënuar tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara me 11.5% dhe tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara me 10.6 për qind.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress