Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:10

​ASK: Prodhimet bimore dhe blegtorale kanë shënuar rënie

Prishtinë | 18/09/2019 15:29

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Llogaritë Ekonomike në Bujqësi”, për vitin 2018.

Sipas ASK-së, në vitin 2018, prodhimet bimore kanë shënuar rënie për (-3.8%), krahasuar me vitin 2017.

“Rënia në vlerën e prodhimeve bimore mund të shpjegohet kryesisht me rënien e prodhimit të perimeve dhe prodhimeve të kopshtit, si dhe të patateve”, thekson ASK.

Sipas kësaj agjencie,  prodhimet blegtorale po ashtu kanë shënuar rënie për (-0.9%) në vitin 2018, krahasuar me vitin 2017.

Rënia mund të shpjegohet me rënien e vlerës së produkteve blegtorale.

Ndërkaq, gjithsej prodhimet bimore dhe blegtorale kanë shënuar rënie për (-2.6%) në vitin 2018, krahasuar me vitin 2017.

“Konsumi i ndërmjetëm është vlerësuar gjithsej rreth 302.0 milionë Euro në vitin 2018, që paraqet një rritje prej 10.6%, në krahasim me vitin 2017”, ka theksuar ASK. /KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress