Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 20.01.2020 11:28

​Ardian Hoxha, biznesmeni i cili synon 100 miliard për 30 vite

Prishtinë | 08/12/2019 14:38

I ftuar në Cult këtë javë ishte Ardian Hoxha, biznesmeni i cili drejton kompani të njohura në vendin tonë të cilat kanë të bëjnë me arsim, ushqim, argëtim e shumë çka tjetër.

Ardiani tha se për 30 vite synon një kapital prej 100 miliardë, ndërsa tash i kanë mbetur edhe 28 vite deri në atë kohë.

Duket se biznesmeni i njohur në vendin tonë, po inspirohet nga yjet shqiptarë të cilët kanë arritur të jenë të suksesshëm kudo në botë.

Ardiani drejton shumë kompani si në arsim, ushqim e argëtim, por nëse flasim për kompaninë që ka më shumë vlerë, ai e vlerëson të parën Amerikan School of Kosovo, ndërsa potencialin më të madh të bizneseve që Hoxha drejton është Green and Protein.    

Ndryshe Ardiani drejton edhe njërën nga diskotekat më të njohura në vendin tonë “Duplex Premium”.

Duke pasur parasysh që në Kosovë kemi kohë edhe për punë, edhe për t’i vizituar këto vende, Ardian Hoxha tregon se pikërisht kjo është njëra ndër arsyet që dëshiron të jetojë në Kosovë e të bëjë biznes në vende tjera të botës.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress