Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 02:36

​Ambasadori francez premton marrëveshje Francë-Kosovë në fushën e ekonomisë

Prishtinë | 19/04/2019 16:55

Ministri i Financave Bedri Hamza priti sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert, ku diskutuan për progresin në fushën e financave si dhe për sfidat e vendit tonë në fushën e ekonomisë.

Gjatë takimit ministri Hamza e njoftoi Ambasadorin Chabert për trendin e të hyrave buxhetore, stabilitetin makro fiskal dhe planin për  adresimin e sfidave në fushën e ekonomisë njëkohësisht edhe për planet e Ministrisë së Financave për fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend.

Ministri Hamza gjithashtu e falënderoi Ambasadorin Chabert për mbështetjen që shteti francez i ka dhënë dhe vazhdon ti jap Kosovës përmes projekteve të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit. Me këtë rast, ministri Bedri Hamza shprehi keqardhjen e tij për djegien e Katedrales Notre Dame, e cila ka qenë gjithmonë një pikë reference e kulturës qindravjeçare franceze.

Ndërsa, ambasadori i Francës në Kosovë Didier Chabert falënderoi Ministrin Hamza për pritjen dhe shprehu mbështetjen e shtetit francez në fushën e zhvillimit ekonomik dhe integrimit të Kosovës në BE.

Ai gjithashtu falënderoi Ministrin Hamza për vizitën në Paris dhe u shpreh se shumë shpejt  do të ketë marrëveshje të reja në mes të dy vendeve   si rezultat i kësaj vizite.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress