Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 24.10.2019 03:04

​Alarmante: Qytetarët do të paguajnë rrymë 50% më shtrenjtë me TC “Kosova e Re”

Prishtinë | 13/04/2019 15:26

50% më shumë do të paguajnë qytetarët e Kosovës për energjie elektrike kur të ndërtohet termocentrali “Kosova e Re” gjë që vlerësohet të jetë e papërballueshme për ta. Ekspertët që paralajmërojnë këtë shtrenjtim, thotë se qytetarët do të paguajnë për ndërtimin e “Kosovës së Re” edhe nëpërmjet taksave tjera.

Ngritja e çmimit të energjisë elektrike prej 50 për qind është e papërballueshme për familjen e Naim Gashit. Ai thotë se për shkak të gjendjes ekonomike mezi po arrijnë tani ta paguajnë faturën.

Gëzim Llapashtica duke e konsideruar si të dëmshme kontratën për ndërtimin e “Kosovës së Re” thotë se shtrenjtimi i rrymës është i papranueshëm.

Ky qytetar ka kërkuar nga Qeveri të ndërmerr masa që mos tu shtohet edhe kjo barrë qytetarëve.

Besfort Kosova nga Balkan Green Foundation duke u shprehur i shqetësuar për një situatë të tillë të cilën nuk e konsideron të qëndrueshme, thotë se qytetarët nuk do e kenë të lehtë ta përballojnë këtë çmim.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës do të detyrohet të subvencionojë çmimin e energjisë elektrike.

Kosova po ashtu shprehet se ngritja e faturave të rrymës do ketë edhe pasoja zinxhirore në ekonominë kosovare.

Udhëheqësi i Departamentit për Tarifa dhe Çmime në ZRRE, Ymer Fejzullahu, tha se nga 60 euro sa është çmimi aktual për megavat, do të ngritët në 90 euro me të nisur së funksionari TC “Kosova e re”.

Fejzullahu: Mbi 50 % do të shtrenjtohet energjia elektrike me “Kosovën e Re”

Video mund ta gjeni tek ngjarjet e datës 14 mars, Ismajli e ka përcjell është ngjarje e organizuar nga KOSID

Se rryma do të shtrenjtohet 50 për qind me fillimin e operimit të termocentralit “Kosova e Re” e thotë edhe bashkëthemeluesi i Konsorciumi Kosovar të  Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm(KOSID), Haki Abazi.

Abazi thotë për KosovaPress se  ndërtimi i “Kosovës së Re” do i faturohet qytetarit dhe buxhetit të Kosovës edhe në mënyrë indirekte nëpërmjet taksave, jo vetëm përmes faturave për shpenzimin e energjisë elektrike.

Abazi i ka përmendur edhe disa nga  kosto tjera që do i paguajnë qytetarët përmes taksave siç është kosto e shëndetit publik për 40- 50 vitet e ardhshme që janë pasojë e përdorimit të linjitet dhe lirimit të gazrave helmuese dhe pluhurit, hapja e minierave të reja për furnizim të termocentralit “Kosova e Re” dhe kjo përfshinë punët në terren, dislokimin dhe kompensimin e banorëve dhe masat mbrojtëse që duhet bërë në terren, kosto dhe dëmi që i shkaktohet konsumatorit duke e detyruar që të blej energjinë me çmim prej 95 euro për megavat nga operatori i “Kosovës së Re” dhe pamundësia që të funksionalizohet liberalizimi i tregut që do të kursente diku rreth 30 euro për megavat. 

KosovaPress tentuar të marr një përgjigje nga ministria e Zhvillimit Ekonomik, por askush nuk ka qenë i gatshëm për të folur për këtë çështje.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në një nga mbledhje e Qeverisë ka njoftuar se gjatë muajit prill do të bëhet përzgjedhja e ndërtuesit të termocentralit, e për pak ditë do fillon edhe ndërtimi i “Kosovës së Re”.

Kujtojmë që ndërtimi termocentrali “Kosova e Re”, ka një vlerë prej 1.3 miliard eurosh, dhe ka kapacitet prodhimi prej  500 megavat energji elektrike. Banka Botërore vitin e kaluar ka deklaruar se nuk do ta mbështesë ndërtimin e një termocentrali të ri me thëngjill, ndonëse vite më parë kjo bankë pati premtuar se do lëshojë një lloj garancie të riskut, që do t’ia mundësonte investitorit të marrë kredi me interes të ulët./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress