Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:25

​Ai ka të njëjtën cilësi kudo që e konsumoni, ju siguron Jeff Arnett

Prishtinë | 28/11/2018 13:37

Uiski i vërtetë ka vetëm një emër. Ai është Jack Daniel’s.

Disa fakte për të: Kudo që e shijoni në botë ai vjen nga vendi i origjinës - nga Amerika; uiski Jack Daniel’s bëhet nga birra, nuk dihet pse e mbanë numrin 7, klima ndikon në shijen e tij, shitet në 170 shtete, më i shitur është jashtë Amerikës, i vetmi distributor për Republikën e Kosovës është kompania “Kos-Trade”......... Kjo e fundit vazhdon të informojë konsumatorët për cilësinë e pijes më të njohur në botë, ndërkohë, nëse llogaritet sipas banorëve, Kosova është një nga tregjet më të suksesshme.

I shoqërueshëm me të gjithë, me humor dhe përplot informata, Jeff Arnett qëndroi disa ditë në Slloveni. Pranoi të fliste para shumë njerëzve se si prodhohet pija e njohur gjithandej botës, Jack Daniel’s, madje tregoi shume detaje.

Kur flet për Kosovën ai ka parasysh se është një vend i vogël, një shtet i ri por me potencial të madh.

Arnett shpjegon se të konsumosh alkool duhet të dish limitet kështu edhe të përfitosh prej tij.

      

 “Unë mendoj se njeriu duhet t'i dijë limitet e veta kur konsumon alkool. Gjërat mund të bëhen në mënyrë të shëndoshë dhe jo të shëndoshë, por personalisht unë kam mësuar se si t'i balancoj këto. Megjithatë, unë nuk e konsideroj veten një mëkatar dhe nuk e shoh si gabim kur konsumoj pije alkoolike, unë me të vërtetë e shijoj atë. Janë pikërisht disa momente ku duke pirë një gotë uiski me dikë unë jam ndërtuar si personalitet dhe kam mësuar shumë”, deklaron ai.

Është Master Distileri (mjeshtër i prodhimit), gjeneratat e shtatë, në fabrikën amerikane të uiskit më të njohur në botë, ndërkohë që pija ka pikërisht këtë numër, No 7, ku Arnett thotë se Jack Daniel (i pari që e bëri këtë pije), nuk tregoi pse ja vendosi këtë numër, pra sekretin e mori në varr.

Për ata që nuk e dinë, Arnett shpjegon se për të bërë uiskin së pari e bëjnë birrën, pastaj këtë të fundit e distilojnë në uiski.

Pra, fillimisht bëhet një formë më e rëndë e birrës me 12 % alkool, e përqindja e alkoolit tek një birrë e zakonshme është shumë më e ulët.

Arnett tregon si ishin këto vite për uiskin dhe thotë se po popullarizohet përsëri.

“Unë kam lindur dhe jam rritur në shtetin e Tennessee. Uiski dhe muzika janë dy gjërat për të cilat njihet shteti ynë. Disa gjëra janë universale dhe Jack Daniles’s është një pije që duhet konsumuar me shoqëri. Natyrisht që ti mund ta shijosh një pije i vetëm, por ajo shijohet më së miri pranë shoqërisë, uiski Jack Daniel’s është diçka që duhet ndarë me të tjerët. Unë e shoh këtë si trend, si në Amerikë ashtu edhe në Evropë. Uiski ka filluar të popullarizohet përsëri. Për 30 vite, gjegjësisht vitet e 50’ta, 60’ta dhe 70’ta ishin vite të arta për kompanitë që prodhonin uiski. Por, vitet e 80’ta, 90’ta dhe të 2000’tat nuk ishin të suksesshme. Jack Daniel’s i rezistoi kësaj tendence duke u bërë brend i eksportuar. Deri në vitet e 80-ta, ne kemi pasur shitje vetëm në Shtetet e Bashkuara. Por, sot ne shesim më shumë jashtë Amerikës sesa brenda saj”, thotë ai.

Jeff Arnett tregon se cilat janë tregjet më të mira, teksa shesin produktin e tyre në 170 vende të ndryshme të botës.

“Evropa është një ndër tregjet tona më të zhvilluara. Nga ajo çfarë kemi parë si kompani është fakti se, edhe pse ekonomitë e botës shënojnë rënie ose ngritje, Jack Daniel’s ia del të rritet dhe të lëvizë së bashku me globin. Kemi shumë njerëz anembanë botës që na mbështesin dhe e duan Jack Daniel’s-in. Ne shesim brendin tonë në 170 vende të ndryshme dhe jemi shumë me fat që kur e prezantojmë produktin tonë në një treg të ri, gjithmonë ka sukses”, deklaron ai.

Kos-Trade ka përfaqësinë e këtij produkti që 13 vite në Republikën e Kosovës, konsumatorët e të cilit vazhdojnë të shtohen.

      

“Përveç cilësisë ka ndikuar edhe informimi që u kemi bërë konsumatorëve. Kur njerëzit binden se ka kualitet, i qëndrojnë besnikë. Jack Daniel’s është uiski lider në tregun e Kosovës”, thotë drejtori i Kos-Trade, Blerim Sabedinaj.

Nëse udhëtoni sado pak nëpër botë, mund të shihni se një gjë që gjithmonë është e pranishme në banakun e çdo bari, është uiski Jack Daniel’s.

Llojet e tjera ndryshojnë, varet nga shteti, por Jack Daniel’s është gjithandej.

Arnett siguron se kudo që konsumohet uiski Jack Daniel’s, ai është me cilësi të njëjtë.

“Nuk ka rëndësi ku e blen apo ku e sheh, çdo pikë është e prodhuar në një vend të vetëm. Pra, mund t'i besosh kualitetit dhe karakterit të pijes. Është ligjërisht e vështirë që të prodhosh secilën pikë në vendin e njëjtë pra siç e bëjmë ne në Tennessee, por ne jemi shpërblyer për cilësi dhe ne nuk po mundohemi të ngjasojmë me produktet e prodhuara nëpër fabrika tjera në botë. Pra, produkti ynë do jetë i njëjtë pa marrë parasysh se në cilin shtet e shijon”, shpjegon Arnett.    

JackDaniel’s prodhohet në mënyrë dhe vend të veçantë, andaj shija e tij, për ata që e konsumojnë rregullisht, e vërejnë që është e rrallë.

Blerim Sabedinaj shpjegon se në tregun e Kosovës janë të informuar se kush e sjell uiskin Jack Daniel’s dhe kjo nënkupton prodhim nga vendi i origjinës.

“Ne gjithmonë jemi pranë konsumatorëve në të gjitha mënyrat, prioritet kemi t’i informojmë për kualitetin dhe cilësinë. Ku sikur në çdo shtet edhe në Kosovë, uiski Jack Daniel’s vjen nga aty ku prodhohet”, thotë Sabedinaj.

Thekra, elbi dhe misëri, janë përbërësit që përdoren për uiskin, pastaj ka një punë të gjatë dhe që kërkon përkushtim dhe njohuri deri te pija më e njohur në botë, Jack Daniel’s.

Ky produkt është gjithandej Kosovës, e Blerim Sabedinaj thotë se prioritet e kanë e konsumatorin.

“Për ne është shumë me rëndësi mbrojtja e konsumatorit dhe njoftimet për produktin dhe për mbrojtjen e tyre, për cilësinë”, thotë ai.

Një gjë është shumë interesante, fuqitë që nevojiten gjatë procesit të prodhimit të uiskit Jack Daniel’s përdoren vetëm një herë, ato pastaj i kërkojnë prodhues të llojeve tjera të uiskit që fuqitë i përdorin më shumë se një herë.

 

Në Kentucky, në të gjithë shtetin ka 7 milionë e gjysmë fuçi. Kjo do të thotë se në Kentucky ka më shumë fuçi me Bourbon Whiskey sesa banorë që jetojnë aty.

Jeff Arnett është Master Distiler që nga viti 2008 në Jack Daniel’s. Ai mbikëqyr procesin e të bërit uiskit, nga fillimi deri në fund dhe kujdeset që marka më e shitur e uiskit në botë Jack Daniel’s, të jetë në furnizim të vazhdueshëm.

Jack Daniel’s do të jetë gjithmonë i pranishëm në Kosovë.

Konsumoni me përgjegjësi!

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress