Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 07:32

​​36 të rinj nga Kosova pjesë e projektit për aftësim në Gjermani

Prishtinë | 17/11/2019 10:08

Aktualisht 36 të rinj nga Kosova po aftësohen profesionalisht në kompani të ndryshme në Gjermani. Ata janë pjesë e projektit për Aftësim Profesional, që është projekt i përbashkët i GIZ-it gjerman, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane.

Ky projekt i cili nisi në vitin 2017, u mundëson të rinjve të aftësohen në kompanitë anëtare të Unionit në Gjermani, me mundësi punësimi atje apo kthimi në Kosovë me një diplomë kualifikimi.

Kenada Avdiu, përgjegjëse e projektit për Aftësim Profesional, tregon për KosovaPress, se që nga viti 2017, kur edhe ka nisur të implementohet ky projekt, numri i të rinjve që po shkollohen në Gjermani është 36, dhe përfshin profile të ndryshme si gastronomi, përpunim të metalit, drurit dhe infermieri.

Kriter për të aplikuar për të qenë pjesë e këtij projekti është parashkollimi, dhe personi duhet të jetë i regjistruar si punëkërkues në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Të rinjtë pastaj kthehen në Kosovë me një diplomë të vlefshme për punë, apo bëhen pjesë e ndonjë kompanie në gjermani.

Projekti është iniciuar në vitin 2017 në Panairin e Punës në Prishtinë, nga GIZ, Ministria e Punës dhe Unioni i Bizneseve./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress