Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:24

​20 milionë euro më pak importe të produkteve nga Serbia që nga vendimi për taksën

Prishtinë | 07/12/2018 13:23

Dikur vlera e importit nga Serbia, vetëm brenda një dite ka qenë 1.2 milion euro, ndërsa që prej 6 nëntorit, kur është marr vendimi nga Qeveria e Kosovës për rritjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave me origjinë nga Serbia, importi është vetëm 140 mijë euro.

Që prej marrjes së vendimit për rritjen e tarifës, efekti i saj është se ka rënë vlera e importit për 20 milionë euro.

Nga këto masa, zyrtarë të Doganës së Kosovës thonë se vlera e importit nga Serbia është mjaft e ulët.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë për KosovaPress se 2 deri 3 mijë euro kanë qenë rreth 48 dërgesa për import të lëndës së parë.

“Krahasimi në mes të dy periudhave, në mes të nëntorit 2017 dhe të vitit 2018, ku qeveria ka ndërmarrë masat mbrojtëse, tregon që rënia e vlerës së importit prej Serbisë, është 20 milionë euro deri në këtë moment”, ka thënë Stavileci.

Ai ka treguar se importi nga Serbia ka rënë vetëm pas masës 100 përqind.

Zëdhënësi i Doganës ka treguar se më datën 6 nëntor ka filluar aplikimi i masës mbrojtëse prej 10 përqind, e cila ka qenë rreth dy javë, dhe në javën e parë me 10 përqind taksë, ka pasur një vazhdimësi të importit të rregullt, edhe përkundër masës prej 10 përqind, ndërsa në javën e dytë ka pasur një ulje të importit.

Mirëpo, pas këtij vendimi për mallrat serbe, ka pasur disa produkte ushqimore të kontrabanduara.

Ai ndër të tjera ka thënë se pas vendimit të ministrit të MTI-së, rreth 17 kamionë janë kthyer mbrapa, në Serbi, me produkte të cilat kanë pasur mbishkrime “Kosova  Metohiju”. /KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress