Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 13.11.2019 04:16

​172 pajisje bujqësore iu ndahen fermerëve në Rahovec

Rahovec | 23/10/2019 12:50

Komuna e Rahovecit gjatë ditës sotme ka bërë shpërndarjen e fazës së dytë të mekanizmave bujqësorë.

Nga kjo 172 pajisje bujqësore iu janë ndarë fermerëve të kësaj ane. Drejtori i Bujqësisë në këtë komunë, Berat Duraku tha se i gjithë procesi i ndarjes së këtyre mjeteve ka shkuar në mënyrë të rregullt dhe nuk ka pasur ndarje selektive.

“Diku 791 fermerë kanë përfituar prej këtij kodi buxhetor që ne e kemi ndarë direkt për fermerët. Diku janë 12 pajisje, në fazën e parë kemi shpërndarë 138, për shkak kemi lidhur kontrata me operatorë që nuk po munden me na furnizuar me këto sasi. Sot janë diku 172 mjete bujqësore që do t’i marrin fermerët...Ndarja është bërë, mbi 94 për qind e atyre që kanë aplikuar kanë përfituar. Nuk ka pas ndarje selektive”, tha ai.

Ndërkaq, njëri prej përfituesve të një kultivatori, Asllan Krasniqi tha se kjo do t’i shërbejë më shumë për vreshta, por edhe për produkte të tjera.

Përfituesi tjetër i një pajisje për mjeljen e lopëve, Spahi Morina tha se këto ndihma sado të vogla janë, janë të mirëseardhura.

Përveç këtyre pajisjeve, fermerëve nga zyrtarë komunalë iu premtua dhe investime në sera të vreshtave./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress