Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 19.08.2019 05:13

​10 shtetet ku kryesojnë eksportet bujqësore shqiptare

| 10/02/2019 15:45

Eksportet bujqësore shqiptare drejt Italisë shënuan vlerën e 8.6 miliardë lekëve gjatë vitit 2018, duke e renditur këtë shtet në krye të listës së vendeve që janë destinacione të eksporteve “made in Albania”.

Sipas të dhënave nga ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, drejt Italisë janë eksportuar 22.3 mijë tonë produkte bujqësore, blegtorale dhe agroushqimore shqiptare, gjatë vitit të kaluar.

Ndërkohë që pas Italisë, renditet Kosova dhe Greqia, me rreth 2.9 miliardë lekë apo 74.4 mijë tonë prodhimeve të eksportuara.

Produktet shqiptare duket se kanë gjetur tregje të mira edhe në Suedi, Serbi, SHBA, Gjermani, Spanjë, Rumani, dhe Maqedoni.

Peshën kryesore në eksporte e zënë perimet, frutat, arroret, ujërat.

Totali i eksporteve bujqësore shqiptare gjatë vitit 2018, regjistron vlerën 33.8 miliardë lekë, nga 31.5 miliardë lekë që kanë qenë në vitin 2017, me një rritje prej 2.3 miliardë lekë, bën të ditur dikasteri i Bujqësisë.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress