Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 04:51

​Zbulohet virusi që infekton smartfonët

| 14/05/2019 12:41

Një virus ka infektuar smartfonët vetëm përmes një thirrjeje përmes aplikacionit Whatsapp, pa pasur nevojën e një përgjigjeje, sipas zbulimit të konstatuar nga kompania që posedon edhe Facebook, që nëpërmjet një zëdhënësi shpjegoi se numri i pajisjeve të infektuara është ”disa dhjetëra” dhe se problemi u zbulua në fillim të muajit maj.

Virusi, teknikisht një spyware, është një program që vjedh informacione, për shembull në aktivitetin e internetit ose në kamera, dhe ia dërgon një pale të tretë dhe shfrytëzon një dobësi softueri.

“Spyware ka të gjitha tiparet dalluese të një kompanie private të njohur për partneritetet e saj me disa qeveri për të liruar spyware që mund të marrin kontrollin e sistemeve operative”, shpjegoi zëdhënësi i Whatsapp.

”Inxhinierët tanë kanë zbuluar se njerëzit që janë shënjestra të infeksionit mund të marrin një ose dy numra që ata nuk e dinë dhe gjatë thirrjes vjen virusi”, shpjegoi ai.



Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress