Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 24.10.2017 12:42

​Zbulohet mozaiku romak në Qipro (Video)

Nikozia | 12/08/2017 14:52

Pas gërmimeve disavjeçare, arkeologët në Qipro kanë zbuluar një mozaik të vjetër rreth dy mijë vjet.

Skena e vrapimit me qerre në hipodromin e stadiumit të hapur shtrihet në një sipërfaqe prej gati 26 metrash, aq sa është i gjatë mozaiku, transmeton KosovaPress.

Ilustrimet kanë mbishkrime në gjuhën greke, të cilat tregojnë emrat e kuajve dhe vrapuesve.

Mendohet se mozaiku është vepër e galerisë nga shekulli i katërt i Erës Sonë dhe shkencëtarët thonë se ky është njëri nga shumë mozaikë të tillë antikë.

Mozaiku ka qëndruar nën tokë, i paprekur për shekuj me radhë në fshatin Akaki, rreth 14 kilometra larg Nikozisë, derisa një fermer në vitin 1938 rastësisht gjeti pjesën tjetër.

I gjithë mozaiku është zbuluar më vonë, në vendin ku dikur ishte hekurudha.

Gërmimet kryesore në këtë lokalitet filluan në vitin 2013 dhe i gjithë mozaiku u zbulua vitin e kaluar.

Arkeologët kanë mbuluar mozaikun me qëllim të ruajtjes së tij, ndërkohë që do të nisë restaurimi i tij, i cili do të zgjasë disa vjet para se mozaiku të jetë i gatshëm për vizitorët.


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress