Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 15.09.2019 07:17

​Zbulohet grerëza vampir me dhëmbët e mprehtë – video

Pekin | 24/04/2019 17:35

Drakulla mund të ketë rival një krijesë të imtë ‘për dhëmbët e mprehtë’ pasi një grerëz e vogël me dhëmbë të gjatë që jetoi miliona vjet më parë u zbulua së fundi nga studiues të Akademisë së Shkencave ruse në Moskë dhe Muzeu Historik Natyror në Londër.

Nën-familja e re e grerëzave është quajtur Supraserphites draculi, sipas personazhit Drakulla nga romani i Bram Stoker.

Fosili i gjetur ka karakteristika të tjera të përshtatura për të gllabëruar prenë e saj, duke përfshirë veçoritë shtesë në të dy anët e gojës, transmeton KosovaPress.


Shkencëtarët zbuluan se insekti i lashtë ishte gjithashtu unik për shkak të numrit të segmenteve në brirthit e saj.

Shkëmbi në të cilin është gjetur fosili daton nga periudha Cretaceous e hershme, që kishte nisur para 145 milionë vjetësh dhe përfundoi para rreth 100 milionë vjetësh.

Ajo është gjetur në minierat në luginën Hukawng të provincës Kachin në Mjanmar dhe përshkruhet të ketë pasur dy ose tre "dhëmbë të gjatë akut", si dhe nofulla të sheshta dhe të gjata.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress