Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 05:45

​Zbulime të reja për Rrugën e Qumështit, shpërtheu 3.5 milionë vjet më parë

Pasadena | 07/10/2019 13:31

Një energji katalizmike ka përfshirë galaktikën tonë, Rrugën e Qumështit, rreth 3.5 milionë vjet më parë.

Sipas një ekipi astronomësh, shpërthimi Seyfert nisi afër një vrime të zezë super të madhe në qendër të galaktikës. Pasojat janë ndjerë 200 mijë vite dritë larg.

Zbulimi se qendra e Rrugës së Qumështit ka qenë më dinamike nga sa mendohej më parë, mund të çojë në një ri-interpretim të plotë të evolucionit të saj.

“Këto rezultate do të ndryshojnë dramatikisht njohuritë tona për rrugën e qumështit- thonë shkencëtarët nga universiteti i Sidneit në Australi. Ne kemi menduar gjithnjë për galaktikën tonë si një galaktikë jo aktive, me një qendër jo shumë të shndritshme”, thonë shkencëtarët.

Shpërthimi ka shkaktuar dy kone gjigande të jonizuara që janë shpërndarë nëpër Rrugën e Qumështit.

Ekipi i shkencëtarëve i udhëhequr nga profesori Joss Bland Hawthorn, nga Këshilli australian i kërkimeve, kanë përdorur të dhëna të mbledhura nga teleskopi hapësinor Hubble për të përllogaritur se kur një shpërthim masiv energjie të lartë ka ndodhur./tch

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress