Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 13.12.2017 06:17

​YouTube shndërrohet në rrjet shoqëror?

Uashington | 12/08/2017 14:40

Aplikacioni YouTube në telefonat e mençur së shpejti do të ketë shumë opsione të reja, në mesin e të cilave edhe mundësinë për ndarjen e videove me 30 miq, transmeton KosovaPress.

Me këtë YouTube praktikisht shndërrohet në rrjet shoqëror ngjashëm me Facebook.

Kjo do të mundësojë shpërndarje më të shpejtë, unike dhe argëtuese të videove në telefonat e mençur, thuhet në bllogun zyrtar të YouTube.

Opsioni për shpërndarjen e videove përmes aplikacioneve tjera do të mbetet edhe më tej i pranishëm, transmeton  The Verge.  Përveç kësaj, do të aplikohet edhe opsioni për shikimin e përbashkët të videove, me çka YouTube dëshiron shfrytëzuesve t’iu ofrojë mundësinë që në kohë reale të komentojnë atë që janë duke e shikuar.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress