Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 12.12.2017 10:42

​Xiaomi Mi Max 2, telefoni më i madh i lansuar për 2017

Pekin | 19/05/2017 19:50

Prodhuesi kinez Xiaomi nuk është i papërvojë kur është në pyetje ndërtimi i telefonave të mëdhenj.

Përkujtojmë Xiaomi Mi 6, i cili ishte telefon me stil me çip Snapdragon 835 dhe me kamerë të dyfishtë, ndërsa tash Xiaomi është i gatshëm të prezantojë telefonin gjigant  Mi Max 2 me ekran 6,44 inç dhe bateri prej 5000 mAh. 

Xiaomi Mi Max 2 do të jetë telefoni më i madh i lansuar deri më tash për këtë vit, transmeton KosovaPress.

Tash për tash nuk dihet se kur ai do të jetë në tregun evropian. Xiaomi Mi Max 2 do të jetë telefon i klasës së mesme. Pritet të vijë në dy versione, njëri me çip Snapdragon 625 dhe tjetri me çip të ri Snapdragon 660.

Prezantimi zyrtar i telefonit do të bëhet më 25 maj, kur do të dihen të gjitha detajet.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress