Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 17.11.2019 07:07

​Xiaomi lanson Mi TV 4S për tregjet e Evropës

Pekin | 07/11/2019 19:12

Kompania kineze Xiaomi ka njoftuar mbërritjen e linjës Mi TV 4S në Evropë, dhe Mi TV 4S 55 inç dhe Mi TV 4S 43 inç do të jenë në dispozicion, si dhe modeli i përballueshëm Mi TV 4A 32 inç.

Modelet 55 dhe 43 inç kanë ekran 4K HDR dhe teknologji MEMC. Ato  përdorin çip Mediatek 6886, i cili ka një CPU me katër bërthama dhe vijnë me 2 GB RAM dhe 8 GB hapësirë ruajtjeje.

Mi TV 4S përdor Android 9 Pie dhe mbështet Bluetooth Low Energy për të lidhur një tastierë, ‘miun’ ose kufje pa tel. Në anën e pasme, TV ka tre porte HDMI dhe tre USB (modeli 43 inç ka vetëm dy porte USB), ndërsa 2.4 GHz dhe 5 GHz Wi-Fi është përgjegjës për lidhjen pa tel.


Mi TV 4A 32 inç është një zgjidhje buxhetore, me një ekran HD dhe rezolucion 1366 x 768p. Ka një CPU me katër bërthama Cortex-A53 dhe 1 GB RAM. TV mbështet të gjitha skedarët kryesorë video dhe fotografikë dhe ka një numër të madh portash.

Bëhet fjalë për një Android TV, kështu që të gjitha aplikacionet që ju nevojiten mund të gjenden në dyqanin e aplikacioneve.

Mi TV 4S 55 inç ka çmim 449 euro, Mi TV 4S 43 inç kushton 349 euro, ndërsa Mi TV 4A 32 inç do të ketë çmim 179 euro.

Para-porositja fillon më 25 nëntor, me dorëzimin e modeleve duke filluar nga 2 dhjetori, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress