Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:23

​Xhirime mahnitëse nga stuhitë e Marsit që shkatërruan roverin e NASA-s - foto

Këln | 08/07/2019 20:37

Ekspertët nga Qendra Hapësinore Gjermane në Këln kanë shikuar stuhitë lokale dhe rajonale që formohen në polet e Marsit para se të shpërndahen drejt ekuatorit.

Stuhitë, të cilat zgjasin disa ditë ose javë kufizohen në një zonë të vogël, janë të zakonshme në Mars, por ato më të rëndat që përfshin gjithë planetin ndodhën vitin e kaluar duke shkatërruar roverin Curiosity të NASA-s, transmeton KosovaPress.

Agjencia evropiane e hapësirës vëzhgoi të paktën tetë stuhi të ndryshme në skajin e akullt të Polit të Veriut në mes të 22 majit dhe 10 qershorit.

Stuhitë formohen dhe shpërndahen shumë shpejt, gjatë një periudhe prej një deri në tre ditë.


Dy kamera në bord të anijes, kamera stereo me rezolucion të lartë (HRSC) dhe kamera e vëzhgimit vizual (VMC), kanë monitoruar stuhitë gjatë javëve të fundit.

Këto stuhi rajonale të pluhurit zgjasin vetëm disa ditë: pluhuri i ngritur transportohet dhe shpërndahet nga qarkullimi global në një shtresë të hollë në atmosferën më të ulët, rreth 20 deri në 40 km.

Disa nga gjurmët e pluhurit dhe retë mbetën në rajonet vullkanike deri në mes të qershorit.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress