Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 26.06.2019 06:59

​"Xbox” i ri, aktori Reeves prezanton modelin e gjeneratës së re

Tokio | 10/06/2019 13:36

Microsoft i tregoi botës një paraqitje të shkurtër të asaj sesi do të duket konsola e fuqishme e gjeneratës së re Xbox, që synon ta nxjerrë në treg nga fundi i vitit të ardhshëm.

Gjiganti i teknologjisë njoftoi se konsola e mbiquajtur “Projekti Scarlett”, vjen me memorie të shtuar, rezolucion më të lartë dhe grafika më të mira.

Kompania i rifreskon një herë në disa vjet konsolat e saj të lojërave dhe e fundit e kësaj serie, Xbox One, ishte lansuar në 2013-ën, ndërsa një variant i përmirësuar u prezantua katër vjet më vonë. Kreu i Xbox, Phil Spencer premtoi që konsola e shumëpritur të mbërrije në kohë për sezonin e festave të fundvitit në 2020-ën.

“Konsola për në është jetike dhe përben praktikisht një bosht të eksperiencës tonë. Shpresat tona për këtë platformë janë që ato t’i lidhë të gjithë adhuruesit e këtyre lojërave”, tha Phil Spencer.

Këtë herë ndërkohe, në sallë pati edhe një surprizë: të pranishmit në sallë u befasuan nga shfaqja e papritur e aktorit të famshëm Keanu Reeves, ylli i John Wick dhe trilogjisë Matrix.

Reeves do t’i japë jetë me zë dhe lëvizje një personazhi të video-lojës së re “Cyberpunk 2077” , e cila po pritet me shumë padurim./tch/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress