Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 25.04.2017 10:19

​Whatsapp nuk do të punojë më në disa iPhone, Nokia dhe Blackberry

| 02/01/2017 13:53

Aplikacioni ‘Whatsapp’ nuk do të funksionojë në disa sisteme operative të telefonave smart duke filluar prej 1 janarit të vitit 2017.

Ata përdorues që kanë telefona të vjetër të markave Nokia, Blackberry dhe iPhone nuk do të mund ta përdorin më këtë aplikacion për komunikim, pasi kompania ka vendosur që ta ndalojë përkrahjen për modele, gjithnjë nëse ato funksionojnë me sisteme operative të pafreskuara.

Më herët gjatë vitit që tashmë kaloi, Whatsapp kishte bërë të ditur se versionet e vjetra të sistemeve operative Android dhe iOS, si dhe ato në Nokia dhe Blackerry nuk do të përkrahen më.
Me këtë rast, kompania u kishte bërë thirrje të gjithë përdoruesve të këtij aplikacioni që të blejnë smartphone me sisteme operative të reja duke filluar që në fund të vitit 2016.

Konkretisht, Whatsapp nuk do të punojë në iPhone 3GS, telefonat me Windows 7 dhe telefonat me Android 2.1 dhe 2.2.

Kompania që është pjesë e konglomeratit të Facebookut, u shpreh se ky ishte vendim i vështirë, por ky ishte vendimi i duhur.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress