Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 19.11.2019 02:18

​VW përfundon prodhimin e ”Beetle”

| 12/07/2019 09:18

​Modeli ”Volkswagen Beetle” i ka dhënë lamtumirën fabrikës në Puebla, Meksikë, ku kjo veturë është ndërtuar për gati 40 vjet, deklaruan burime pranë kompanisë ”Volkswagen”.

Prodhuesi i automjeteve gjermane mbajti një ceremoni për të shënuar fundin e linjës për ”Beetle”, një veturë që fitoi një vend në kulturën popullore amerikane falë formës së saj unike dhe fansave të përkushtuar ndaj këtij modeli, të cilët e donin motorin e pasmë të ftohur me ajër, reputacionin dhe statusin e saj të famshëm, sidomos pas serisë së filmave të Hollivudit.

“Është e pamundur të imagjinosh se ku do të ishte ‘Volkswagen’ pa ‘Beetle”, tha Scott Keogh, president dhe shef ekzekutiv i ”Volkswagen Group of America”, në një njoftim për shtyp.

”Beetle”, i quajtur “Bug” në SHBA, u importua për herë të parë në tregun e Amerikës së Veriut nga Gjermania në vitin 1949.

Rreth pesë milionë ekzemplarë u shitën SHBA duke përfaqësuar rreth një të katërtën e 21,5 milionëve të shitura në mbarë botën.

Vetura e fundit e prodhuar do të mbetet në muzeun e ”Volkswagen” në Puebla.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress