Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 05:44

​Volkswagen zbulon logon e re për modelet e tij sportive

Volfsburg | 07/10/2019 18:05

Prodhuesi gjerman ka zbuluar dizajnin e ri të etiketës së tij për makinat me performancë të lartë "R".

Pas prezantimit të logos së ridizajnuar të kësaj marke të automjeteve në fillim të shtatorit, Volkswagen ka rikthyer pjesën tjetër të markave të përdorura nga gjigandi Wolfsburg në automjetet e tij. Midis tyre është shkronja e famshme "R" që zbukuron vetëm versionet më të forta, më sportive të VW.

Prodhuesi gjerman thotë se dizajni i ri është "më modern, më i spikatur dhe më elegant" sesa ai i mëparshmi që mund të shohim në Golf R ose në disa nga modelet më të vjetra, siç janë Scirocco R, Passat R36 ose Touareg R50, transmeton KosovaPress.

Volkswagen aktualisht ka vetëm dy modele "R" në ofertë, Golf R dhe T-Roc R. Spekulohet se portofoli i makinave me performancë të lartë mund të zgjerohet me modelet Arteon R dhe Touareg R, por nuk ka konfirmime zyrtare nga kompania gjermane tani për tani .

Volkswagen ka njoftuar se është ri-stilizuar edhe shenja e pajisjeve R-Line, dhe kjo logo do të debutojë më 11 tetor kur Atlas Cross Sport R-Line SUV do të prezantohet për tregun amerikan.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress