Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 14.11.2018 03:24

​Volkswagen në 2019 ndalon prodhimin e modelit mitik ”Beetle”

Prishtinë | 13/09/2018 23:55

Volkswagen njoftoi sot se do të ndërpresë përfundimisht prodhimin e mitikes ”Beetle” në vitin 2019 me dy modele të fundit për të përkujtuar trashëgiminë e pasur të një makine që ka lënë gjurmë në historinë e automjeteve.

”Humbja e ”Beetle” pas tre gjeneratash dhe për gati shtatë dekada do të shoqërohet me emocione tek të apasionuarit e shumtë të ”Beetle”, deklaroi Hinrich Woebcken, drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i ”Volkswagen” për Amerikën e Veriut.

Kompania e gjendur në vështirësi në SHBA-së pas skandalit të bujshëm të motorëve të trukuar për të fshehur normën e ndotjes kërkon të fokusohet tek makinat familjare më të mëdha dhe ato elektrike dhe nuk parashikon për momentin të zëvendësojë ”Käfer-in” (emrin e këtij modeli në gjuhën gjermane).

Woebcken nuk la pa përmendur shprehjen ”kurrë mos thuaj kurrë”.

Prodhimi do të ndërpritet përfundimisht në korrik të vitit të ardhshëm në fabrikën meksikane në Puebla (Meksikë).

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress