Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 26.04.2018 09:51

​​Viti 2017 me më së paku katastrofa ajrore

Prishtinë | 03/01/2018 22:42

Mungesa e katastrofave të mëdha në vitin 2017 konfirmon një tendencë historike të përmirësimit të vazhdueshëm të sigurisë ajrore, por ideali i zero aksidenteve duket si një sfidë në një qiell gjithnjë e më të mbingarkuar.

“Me një total prej 10 aksidentesh, duke përfshirë avionë të transportit civil me më shumë se 14 pasagjerë, që kanë shkaktuar 44 të vdekur, 2017 cilësohet si viti më i sigurt i të gjitha kohërave si për nga numri i aksidenteve ashtu dhe i viktimave”, njoftoi Aviation Safety Netëork (ASN).

“Më 31 dhjetor 2017, sipas ASN-së, aksidenti i fundit me avion linje daton më 28 nëntor 2016 dhe ka shkaktuar 71 të vdekur pas rrëzimit të një avioni të kompanisë boliviane “LaMia” pranë Medellin, në Kolumbi, si pasojë e mungesës së karburantit”, sipas aviacionit civil kolumbian.

Këto shifra të jashtëzakonshme të vitit 2017 konfirmojnë një orientim në rënie të aksidenteve që prej disa dhjetëra vitesh, por nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht fundin e katastrofave ajrore, sipas ekspertëve.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress