Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 25.08.2019 07:17

​Vetura që kushton 16 milionë euro – foto

Paris | 12/02/2019 16:22

Prodhuesi francez i superveturave Bugatti do të prezantojë një veturë me vlerë 16 milionë euro në panairin e automobilave muajin e ardhshëm në Gjenevë.

Sipas  mediave, Bugatti do të prezantojë një veturë unike në sallonin e makinave më të njohura. Ai është porositur nga askush tjetër përveç 81-vjeçarit Ferdinand Pieh, ish-drejtor i Volkswagen Group, nipi i Ferdinand Porsche, transmeton KosovaPress.

Hiper-makina do të udhëheqë ekipin Bugatti në Gjenevë për të shënuar përvjetorin e 110-të të kompanisë. Makina bazohet në modelin Chiron, dhe si varianti Divo dallon nga një trup unik që kap vlerën 16 milionë euro.

Modeli i modifikuar ka motor 8-litra quad-turbo W16 me 1.500 kuaj fuqi dhe 1.600 Nm.

Përveç kësaj makine, Bugatti gjithashtu do të shfaqë në Gjenevë një edicion të veçantë të ditëlindjes të Chiron Spot 110 Ans Editon.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress