Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:20

​Vendos gjykata, Trump s’mund t’i bllokojë kritikuesit në Twitter

| 10/07/2019 11:47

Rrjetet sociale janë mënyra e preferuar e politikanëve për të komunikuar drejtpërdrejtë me mbështetësit e tyre dhe popullin. Por kjo nuk i shmang kritikuesit e te shprehin pakënaqësinë.

Me kritika përballet edhe presidenti i shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, llogaria e të cilit në Twitter ndiqet nga më shumë se 60 milionë persona.

Ai nuk mund t’i bëjë të heshtin komentuesit në rrjetet sociale, pasi një Gjykatë Federale e Apelit vendosi që presidenti nuk mund t’i bllokojë kritikët e tij, me arsyetimin se shkel të drejtën lirisë së fjalës.

Gjykata në Manhattan vendosi me një vendim 3-0 se Amendamenti i Parë i Kushtetutës e ndalon kreun e Shtëpisë së Bardhë të bllokojë kritikët nga Twitter.

Presidenti amerikan u kishte ndaluar 7 personave të komentonin pasi kishin kritikuar politikat e tij.

Padia u paraqit në gjykatë nga Instituti i Kalorësve të Amendamentit të Parë të Universitetit Columbia, përcjell Vizion Plus.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë ende nuk e ka komentuar vendimin për të drejtën për të bllokuar kritikuesit e presidentit në profilin e tij në Twitter.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress