Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 17.08.2017 07:48

​Twitter si Facebook, video 360 gradë

| 29/12/2016 09:33

Twitter ndjek Facebook dhe publikon videot direkte 360 gradë.

Një mënyrë për të përfshirë më shumë përdoruesit e saj, e sidomos për të mos humbur përballë videove online, konkurrencës së ashpër nga YouTube dhe Instagram.Të gjithë përdoruesit e Twitter dhe Periscope, shpjegon mikroblogu, mund të shohin videot direkte me formatin e ri, por për momentin është publikuar vetëm për partnerët e përzgjedhur. Live 360 gradë do të shfaqet me një ‘vulë’ të veçantë dhe përdoruesi duhet thjesht të lëvizë smartphone për të eksploruar këndet e ndryshme të filmimit.

Videot e transmetuara live po bëhen gjithnjë e më të kërkuara. Ky funksion prej pak kohësh ka dalë në Instagram dhe në Facebook Live i parë 360 gradë u transmetua nga National Geographic pak ditë më parë. Ndërsa YouTube është një hap para Twitter dhe Facebook, dhe në fillim të muajit solli rezolucionin e lartë të videove direkte, me rezolucionin 4K edhe në transmetimit live të filmimeve, qofshin këto normale apo 360 gradë.


Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress