Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 08:17

​Turistët çmenden për plazhin me rërë të zezë- disa nuk kthehen të gjallë

Rejkjavik | 08/09/2019 23:32

Plazhi i bukur Reynisfjara në Islandë është i njohur në të gjithë botën për rërën e zezë që u krijua nga derdhja e lavës në oqean, por shoqërohet edhe nga një histori e errët.

Përkatësisht, plazhi për të cilin shumë turistë janë të ‘çmendur’, shtrihet në bregdetin jugor të Islandës, në brigjet e Atlantikut të Veriut, ku rrymat e rrezikshme dhe të paparashikueshme të detit mund të shkaktojnë valë të mëdha.

Meqenëse ka shumë shkëmbinj të mëdhenj nënujorë në plazh dhe valët vijnë në intervale të paparashikueshme, ndodh shpesh që turistët që duan të marrin foto të paharrueshme nga Islanda, të vijnë shumë afër ujit, ku merren nga valët që i përplasin për shkëmbinj. Shumë prej tyre kanë humbur jetën tragjikisht në këto shkëmbinj.


Sipas ueb faqes Guide to Iceland, gati çdo ditë dikush befasohet nga  valët e papritura, ndërsa ata që kanë fat përfundojnë me rroba të lagura ose kamera të shkatërruara, por disa edhe vdesin.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress