Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 22.11.2019 04:41

​Toyota dhe Subaru bashkohen për prodhimin e makinave elektrike

Tokio | 10/06/2019 16:54

Dy prodhuesit japonezë kanë rënë dakord të zhvillojnë së bashku një platformë mekanike për veturat e pasagjerëve dhe modelet SUV me energji elektrike.

Ashtu si BMW dhe Jaguar Land Rover, të cilët bashkuan forcat javën e shkuar për të ndërtuar njësi të vozitjes për gjeneratën e ardhshme të automjeteve elektrike, Toyota dhe Subaru gjithashtu vendosën të bashkëpunojnë në fushën e zhvillimit të teknologjisë për makinat me energji elektrike.

Prodhuesit japonezë, të cilët më parë kanë punuar ngushtë në disa fusha, të tilla si projektimi dhe prodhimi i GT86 / Subaru BRZ sportiv, tani kthehen në të ardhmen elektrike.

Megjithëse mekanika do të jetë e përbashkët për makinat e të dy prodhuesve, secila prej tyre do të ketë modelet e tyre, të cilat do të shiten nën etiketën e markës së tyre.

Një marrëveshje e arritur me Subaru tregon se Toyota nuk dëshiron të "vendosë të gjitha vezët në të njëjtën shportë", kështu që makinat klasike me bateri të fuqishme do të zhvillohen së bashku me makina të karburantit.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress