Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 08:11

​Thaçi i kërkon investime Toyotës në Kosovë - video

Prishtinë | 11/09/2019 13:20

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të vizitës shtetërore në Japoni ka takuar përfaqësues të lartë të kompanisë më të madhe automobilistike në botë “Toyota”.

Në takimin me zëvendëspresidentin ekzekutiv të Korporatës Toyota, Mitsuru Kawai dhe menaxhmentin e fabrikës së prodhimit në Toyota City, presidenti Thaçi,  ka kërkuar nga ta që të shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit të tregut në Kosovë dhe përmes saj në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.

“Ishte një mundësi e jashtëzakonshëm për të biseduar me zëvendësshefin ekzekutiv të Toyota-s si mundësi për ta sjellë në Kosovë si bazë edhe për tërë rajonin dhe Ballkanit Perëndimor, sepse Kosova është një vendi i sigurt për investime. Ka treg me BE-në, ka ligjin për investime strategjike, ka fuqinë punëtore dhe jashtëzakonisht të shkathët. Gjithashtu, në Kosovë përdoren me shumicë Toyota dhe unë kam besim të plotë se pas kësaj vizite do të kemi edhe takime tjera edhe në nivel tjetër të diskutimeve profesionale në mënyrë edhe më të detajuar të diskutohen mundësitë e sjelljes së Toyota-s në Kosovë”, ka thënë ai.

Sipas tij, në këtë takim është mirëpritur ideja për krijimin e një qendre të bizneseve japoneze në Kosovë.

Nga ana tjetër, zëvendëspresidenti ekzekutiv i Korporatës Toyota, Mitsuru Kawai ka mirëpritur idenë për të shikuar mundësinë e bashkëpunimit me Kosovën./KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress